Merrni Asistencë

Ju duhet ndihmë? Vizitoni Portalin tonë të asistencës për përgjigje pyetjesh të bëra rëndom lidhur me lidhjen me Tor, anashkalim censure, përdorim shërbimesh onion, etj.

Bisedoni me ne OFTC IRC

#tor - Bëni pyetje rreth përdorimit të Tor-it.

#tor-dev - Diskutoni kodim dhe protokolle të lidhur me Tor-in. Idetë janë të mirëpritura.

#tor-l10n - Lidhuni me përkthyes të tjerë

#tor-meeting - Merrni pjesë ose vëzhgoni takimet tona të regjistruara publikisht.

#tor-project - Diskutoni tema të lidhura me entin dhe bashkësinë: takime dhe shtrirje.

#tor-relays - Diskutoni rreth xhirimit të një releje Tor.

#tor-south - Bisedoni me bashkësinë globale Tor të jugut.

#tor-www - Bisedoni me ne rreth përmirësimesh në sajtet tanë.

#tor-ux - Diskutoni ide të lidhura me UX.

Bëhuni pjesë e bashkësisë

Gjenani në Media Shoqërore

Vullnetar për Tor-in

Ekipet tona bashkëpunojnë në kanale të hapur, përfshi lista email, jeni të mirëpritur të merrni pjesë. Nëse keni një pyetje për një ekip të caktuar, pa përgjigje në portalin tonë të asistencës, mund ta bëni te lista e duhur. Jeni të mirëpritur edhe të pajtoheni dhe thjesht të bëni sehir :)

Njoftoni një të metë ose jepni përshtypje.

Tor-i bazohet në përkrahjen e përdoruesve dhe vullnetarëve anembanë botës për të na ndihmuar të përmirësojmë software-in dhe burimet tona, ndaj fjala juaj është tejet e vyer për ne (dhe për krejt përdoruesit e Tor-it).

Tregonani rreth një releje të keqe.

Nëse gjeni një rele që mendoni se është dashakeqe, e keqformësuar, ose e dëmtuar, ju lutemi, shihni te faqja jonë wiki dhe postime blogu se si të raportohet një gjë e tillë.

Njoftoni një çështje sigurie.

Nëse keni gjetur një problem sigurie në një nga projektet tanë, ose në infrastrukturën tonë, ju lutemi, dërgoni një email te security@torproject.org. Nëse doni të fshehtëzoni email-in tuaj, kyçin publik OpenPGP për këtë adresë mund ta merrni që nga keys.openpgp.org. Ja shenja e gishtit:

835B 4E04 F6F7 4211 04C4 751A 3EF9 EF99 6604 DE41

Nëse doni të merrni pjesë në programi ynë për çmim gjetjeje të metash ju lutemi, kini parasysh se parashtrimi i një problemi sigurie te një sajt palë e tretë bart disa rreziqe të cilat s’mund t’i kemi në kontroll, për pasojë, do të parapëlqenim raportimin drejtpërsëdrejti te ne.

Dërgonani email

Për pyetje dhe komente rreth entit jofitimprurës Tor: pyetje rreth shenjash tregtare, përshoqërim dhe bashkërendim, pyetje rreth kontratash, etj, ju lutemi, dërgoni email te frontdesk@torproject.org. Për pyetje lidhur me dhurime, lidhuni me giving@torproject.org.

Dërgonani Postë

The Tor Project
PO Box 5
Winchester, NH 03470
USA